Kampionati Botëror ”KATAR 2022” ka hyrë në fazën finale.
Tashmë janë mësuar edhe dy ndeshjet gjysëmfinale, ku na presin përballje mjaftë interesante.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo mes Argjentinës dhe Kroacisë, përballje kjo e cila do të zhvillohet stadiumin “Lusail Iconic” më 13 dhjetor nga ora 20:00.
Një ditë më vonë, Franca do të luaj kundër Marokos, në stadiumin “Al Bayt” më fillim nga ora 20:00.