Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet që kanë zhvilluar sot së bashku me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku kanë takuar krerët opozitarë të PDK-së, LDK-së e AAK-së dhe zyrtarët e Listës Serbe, përcjell KosovaPost.
Në Twitter, Lajçak ka thënë se ka dëgjuar me kënaqësi mirëkuptimin që ata kanë për rëndësinë e dialogut si dhe mbështetjen që ata i japin këtij procesi.
“Sot, Gabriel Escobar dhe unë u takuam me partitë politike opozitare në Kosovë. Me kënaqësi dëgjova mirëkuptimin e tyre për rëndësinë dhe mbështetjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.