Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka qëndruar në Beograd ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell KosovaPost.
Pas takimit me Vuçiqin, Lajçak ka thënë se të dy janë pajtuar për hapat e ardhshëm në dialog.
“Në Beograd, pata një diskutim të hapur me presidentin Aleksander Vuçiq mbi gjendjen aktuale të situatës në dialog. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian fillimisht vizitoi Kosovn. Ai dje u takua me zëvendëskryeministri e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimin.