Këshilli i Bashkimit Evropian më 18 mars 2021 ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin Miroslav Lajçakut deri më 31 gusht 2022 si Emisar Special për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Për këtë periudhë diplomatit sllovak i janë vënë në dispozicion 2 milionë e 580 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e tij si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian.
Lajçak duhet që t’i prezantojë Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Këshillit dhe Komisionit Evropian raporte të rregullta të progresit me një raport përfundimtar të zbatimit të mandatit deri më 31 maj 2022, raporton gazeta Express. Ndërkaq Emisari Lajçak në një intervistë për REL ka paralajmëtuar takimin Kurti-Vuçiq brenda javësh.
Ai tha se gjatë vizitës në Kosovë, Kurti i ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.