Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimet Musliu, ka akuzuar Vetëvendojen, duke thënë se kjo parti asnjë herë s’ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, transmeton Kosova Post.
Ndër të tjera, Musliu akuzoi Vetëvendosjesn si urdhërdhënëse për arrestimin e atyre që kundërshtojnë këtë gjykatë, duke iu referuar arrestimeve të sotme të pesë aktivistëve të PSD-së, përfshirë edhe kryetarin Dardan Molliqaj.
“Në shumë intervista e kam thënë që VV s’ka qenë asnjëherë kundër Gjykatës Speciale. Ata kanë punuar shumë që të bëhet kjo gjykatë. Prandaj, nuk e gjeni askund në procesverbale dhe transkripte të Kuvendit votën e tyre kundër. Prandaj sot ata japin urdhra që kushdo që është kundër gjykatës të përgjaket e të burgoset. Përditë po e tregojnë fytyrën e vërtetë”.
Kutojmë se, Musliu nuk kishte votuar pro themelimit të Dhomave të Specializuara, ndryshe nga Grupi Parlamentar i saj.