Rumania deklaroi një punonjës të Ambasadës Ruse në Bukuresht të jetë persona non grata për veprime dhe aktivitete të pretenduara në kundërshtim me Konventën e Vjenës më 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike.
Ministria e Jashtme Rumune deklaroi se: Këshilltari i Atasheut Ushtarak të Ambasadës së Rusisë në Bukuresht Aleksey Grişayev, e shpall “person të padëshirueshëm” dhe i këkohet diplomatit rus të largohej nga vendi.
Në deklaratë, u shpreh se informacioni përkatës iu dërgua ambasadorit rus në Bukuresht, Valeriy Kuzmin , i cili u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme Rumune.
Vladimir Cabarov, Zëvendës Shef i Komitetit të Punëve të Jashtme në Këshillin e Federatës, krahu i sipërm i parlamentit rus, deklaroi se dëbimi i diplomatit rus do të përgjigjet në një mënyrë të përshtatshme dhe të sinkronizuar dhe tha, “Sfida të tilla nuk duhet të lihen pa përgjigje. “Unë mendoj se Ministria e Jashtme Ruse mund të vendosë për Ambasadën Rumune në Rusi të dëbojë jo një, por dy ose tre punonjës.”