Në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Bundesligës gjermane, futbollisti i ri i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka shënuar supergol.
Por në fund, Rexhbeçaj dhe Augsburgu morën vetëm një pikë nga përballja e xhiros së parë pasi barazuan 2:2 ndaj Werder Bremenit.
Rexhbeçaj shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca, në minutën e 16-të të ndeshjes.
Nisje shumë e mbarë për mesfushorin 26-vjeçar, që shënoi gol për Augsburgun edhe në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë, në fitoren 4:1 në udhëtim te Viktoria Berlini.
Për të është goli i tretë në Bundesligë me fanellën e Augsburgut.