Ish ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi sot (shtunë) ka dalë me një letër publike për sfidat dhe të arriturat sa ka qenë në krye të kësaj ministrie, transmeton KosovaPost.
Latifi përmes letrës thotë se dorëheqja e tij ishte rezultat i një reflektimi në muajt e fundit.
Ai thotë se kur ka ardhur në krye të kësaj ministrie ka gjetur keq menaxhim, buxhet të vogël si dhe mungesë të ekipeve profesionale të menaxhimit dhe zbatimit të projekteve kapitale që kanë filluar në të kaluarën.
Lexoni më poshtë letrën e plotë të ish ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi:
Siç është bërë e njohur tashmë, me datë 6 tetor 2022, me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, dhashë dorëheqje nga Ministria e Shëndetësisë, ku shërbeva për 10 muaj e gjysmë si Ministër. Ky ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time.
Ju falënderojë shumë për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, besimin tuaj, se ne mund ta rindërtojmë, zhvillojmë, dhe transformojmë shëndetësinë e Kosovës.
Për çdo minutë të kësaj kohe, unë kam pasur nderin dhe përgjegjësinë më të madhe që dikush mund ta ketë. Për më tepër, gjatë kësaj kohe unë nuk kam bërë vetëm punën e Ministrit, ngase këtë kurrë nuk e kam marrë si punë, por si pasionin dhe përgjegjësinë më të madhe që kam pasur ndonjëherë.
Por, dua të ju siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe gjithë diasporën shqiptare kudo që jetojnë në botë, se ndonëse nuk do të jem më Ministër i Shëndetësisë së Kosovës, do të mbetem ambasadori i saj më këmbëngulës për avancimin e shëndetësisë së Kosovës, dhe kurrë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën dhe për shëndetësinë e Kosovës dhe për rimëkëmbjen dhe modernizimin e këtij sektori shumë të injoruar dhe vulnerabël. Kështu, ka qenë qysh nga viti 1985 kur jam shpërngulur në SHBA, e kështu do të jetë derisa nuk e marrë frymën e fundit në këtë botë.
Të dashur Qytetarë,
Ju me të drejtë, pyesni po çfarë bëmë ne për këta muaj? Përgjigja është e thjeshtë: Filluam rindërtimin dhe transformimin e të gjithë sistemit shëndetësor në një kohë shumë të vështirë, me rrethana shumë komplekse, në një ambient të polarizuar dhe të politizuar, duke krijuar bazamentin e një shëndetësie moderne, me spitale moderne dhe me staf të përgatitur për t’u marrë me çdo sëmundje dhe gjendje shëndetësore.
Më lejoni të përpiqem të shpjegoj përgjigjen për këtë pyetje madhore, duke përdorur analogjinë e kirurgut të traumës. Ne shpëtojmë jetën e një të lënduari rëndë duke ndaluar gjakderdhjen me intervenime kirurgjike (shpesh dramatike), duke siguruar rrugët e frymëmarrjes dhe oksigjenin, dhe duke dhëne shumë gjak dhe produkte gjaku.
Në rindërtimin dhe transformimin e sistemit të kujdesit shëndetësor filluam të përdorim të njëjtën qasje dhe metaforë: ndalimi i gjakderdhjes, që në këtë kontest është ndalimi i fluksit të pacientëve jashtë vendit duke krijuar ekspertizën tonë, që është oksigjeni, pa të cilin nuk mundemi t’i mbijetojmë konkurrencës, dhe më në fund modernizimi i infrastrukturës spitalore (rritje të buxhetit), pa të cilën as nuk mund ta ndalim gjakun e as të jepet oksigjeni.
Për ta arritur këtë filluam ndërtimin e kapaciteteve njerëzore mjekësore dhe manaxheriale me standarde të larta ndërkombëtare dhe të infrastrukturës përmes diplomacisë mjekësore, që do të siguronte mirëqenie të stafit shëndetësor jo vetëm me paga dinjitoze, por edhe me platformë që i gjithë kuadri shëndetësor të arrijë gjithë potencialin e vet, dhe të ketë, si thashë më lart infrastrukturë spitalore moderne.
Të Gjeturat
Me ardhjen time në krye të Ministrisë së Shëndetësisë më 16 Nëntor 2021 e deri më sot unë kam arritur të konstatoj:
- Mungesën e strategjisë themelore për zhvillim afatshkurtër, afatmesëm e afatgjatë si dhe mungesën e projekteve kapitale dhe infrastrukturës spitalore;
- Humbje e besimit të donatorëve;
- Shkatërrim të Sistemit të Edukimit Post-diplomatik;
- Mungesën e infrastrukturës spitalore dhe ekspertizës klinike lokale që si pasojë ka numrin e madh të pacientëve që trajtohen jashtë vendit;
- Mosbesim të thellë të publikut në sistemin publik shëndetësor të Kosovës, për shkak të mungesës së ekspertizës, profesionalizmit, keq menaxhimit dhe korrupsionit të madh prezent në çdo hallkë të këtij sistemi;
- Mungesën e sistemit informativ shëndetësor dhe
- Mungesën e sistemit të sigurimeve shëndetësore,
- Keq-menaxhim i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore;
- Mangësi të mëdha në hartimin e akteve ligjore për sektorin për gati gjashtë vitet e fundit (Strategjia sektoriale, Strategjia e burimeve njerëzore, Plani i sëmundjeve ngjitëse dhe ligjet bazike të shëndetësisë);
- Mungesë totale të aftësive menaxheriale e lidershipit të SHSKUK, që e pamundëson ta zhvillojë këtë institucion;
- Mungesa e profesionalizmit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë, të shtresuar ndër vite, që për rezultat ka sjellë keq menaxhime të mëdha dhe procedura arkaike të dizajnuara për të penguar zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës dhe menaxhim diktatorial i administratës, që ka krijuar një atmosferë toksike në raport me kabinetin tim.
- Buxheti i vogël dhe mungesa totale e projekteve kapitale për vitin 2022 ishte shembull i neglizhencës zhvillimore të shëndetësisë.
- Mungesë totale të ekipeve profesionale të menaxhimit dhe zbatimit të projekteve kapitale që kanë filluar në të kaluarën
Përkundër të gjitha këtyre, për dhjetë muaj kemi arritur të:
Sa i përket furnizimit të QKMF-ve me barna nga LE dhe material shpenzues, niveli i furnizimit është afër 70% me barna ndërsa mbi 90% me material shpenzues.
traumës; Në proces të vlerësimit të gjendjes fizike, projektimit, përcaktimit të kostos reale. Studimet e fizibilitetit në proces. Është buxhetuar pjesërisht për tre vjetët e ardhshme. Nevojitet një donator i jashtëm.
Qendra Klinike Onkologjike e Kosovës (QKOK) me 10 (dhjetë) departamente dhe 11 (njëmbëdhjetë) programe klinike. Në proces të finalizimit të projektit dhe strategjisë së implementimit dhe kërkimet e fondeve nga donatoret e mëdhenj, përmes diplomacisë mjekësore);
Rivlerësimi i gjendjes aktuale të ndërtesës së repartin e pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës për të hapur rrugë fillimit të punëve për të funksionalizuar atë; (Është bërë edhe një vlerësim i gjendjes aktuale, Buxhetimi në proces)
Vlerësimi i infrastrukturës fizike të Klinikës së Neuropsikiatrisë që do të ketë kosto prej 3 milionë euro; (Nuk është buxhetuar ende)
Inicimi i punëve për të funksionalizuar ndërtesën boshe të Qendrës së Traumës dhe Emergjencës; (Në proces të rivlerësimit dhe buxhetimit)
Projekt-propozimi për modernizimin e Kirurgjisë Vaskulare dhe Neurokirugjisë; (Buxhetuar për 2023)
Analiza për kompletimin e Spitalit të Ferizajt; (Në pritje të vlerësimit të ndërtesës nga ana e Fakultetit te Ndërtimtarisë);
Përgatitja për hapjen e Spitalit Podujevë (Inaugurimi do të bëhet këtë vit);
Fillimi i punëve përgatitore për Spitalin e Prishtinës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës; (Në diskutime ne Komisionin Ekzekutiv)
Rivlerësimi dhe përditësimi i projektit të ËBIF për gjithë infrastrukturën spitalore (Në proces të përditësimit);
Projekt-propozimi për zgjerimin e Telemjekësisë në të gjithë Spitalet Rajonale të vendit dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (Në finalizim të projektit;
Projekt-propozimi për Institutin Bio Mjekësor (Fondet fillestare janë siguruar);
Projekt-propozimi për Qendrën e Autizmit, Sindromi Down dhe Sëmundjeve të rralla (Projekti në përfundim e sipër)
Projektet e Mëdha qe kërkojnë të vlerësohen dhe buxhetohen:
1. Klinika e Pulmologjisë
Ndërtesa e Barnatores Qendrore.