Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër duhet të jetë dhe opsioni shqiptar në qeverinë e ardhshme.
Mexhiti, në intervistë për “Radio Televizionin e Shqipërisë”, thotë se tashmë kanë nisur bisedimet për qeverinë e ardhshme, ndërkaq thekson se shqiptarët e Maqedoninë së Veriut nuk janë të kënaqur vetëm me simbolikë dhe si rrjedhojë, thotë se në qeverinë që VLEN pretendon të marrë pjesë, “qytetari do ta ndjejë dorën e ngrohtë të qeverisë”.
Ajo do të jetë stabile, do të luftojë korrupsionin, do të luftojë për shtetin ligjor, do të jetë orientuar drejt integrimeve europiane, do të jetë e përkushtuar për zhvillimet ekonomike dhe jetesën e qytetarëve”, tha mes tjerash Mexhiti.