Përshkallëzimi i situatës rreth Ukrainës po krijohet në mendjet e politikanëve dhe mediave perëndimor, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në fillim të bisedimeve me homologun e tij italian Luigi di Mayo, transmeton Kosova Post.
“E gjithë situata nuk po ndodh në territorin tonë, por në mendjet, trurin dhe mediat perëndimor, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe. Natyrisht edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg po e zhvillon në mënyrë aktive këtë situatë,” tha Ministri i Jashtëm rus, raporton TASS.
Ai shtoi se “të gjitha pyetjet për atë që ata e quajnë përshkallëzim duhet t’u drejtohen atyre që e thonë këtë”.
Tutja Lavrov ka folur edhe për garancitë e sigurisë, ndërsa ka bërë të ditur se Rusia sot do të kthej përgjigje SHBA-së.
“Ne jemi në përfundim të analizimit të letrës amerikane. Besoj që shumë shpejt do të dëgjoni për zhvillimet e mëtejme. Sot do t’i dërgojmë një letër Shteteve të Bashkuara,” tha Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë me homologun e tij italian Luigi. di Mayo./Kosova Post/