Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Presidenti iranian: Trump, Netanyahu dhe BE provokuan tensionet në Iran

    Kurti kujton Zahir Pajazitin: Lavdi komandantit dhe shokëve të tij

    Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

    120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës

    Hoti për kandidaturën që mund të mos depërtojë fare në Kuvendin e LDK-së: Ta shohim, do të ketë agjendë

    Abdixhiku godet analistët, i quan “zhurmaxhinjtë e kurdisur”

    Kuvendi mbyll dyert, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së

    Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

    Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

    Rukiqi: Do të votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, nevojitet stabilitet në udhëheqje

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

LDK përkujton Enver Malokun në 26 vjetorin e v*rasjes, Hamiti mban një fjalë rasti

11 Janar 2025, 13:30
në Kryesore, Lajme
LDK përkujton Enver Malokun në 26 vjetorin e v*rasjes, Hamiti mban një fjalë rasti
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Doruntina Malokun dhe Drin Malokun, kanë përkujtuar dhe nderuar veprën e veprimtarit të LDK-së, Enver Malokut, në 26 vjetorin e vrasjes.

Me këtë rast, një fjalë rasti për Enver Malokun e ka mbajtur profesori Muhamet Hamiti.

 Fjala e Hamitit:

Jeta e Enver Malokut (1954-1999) ka qenë kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar mbas atentatit të parë ndaj tij, më 18 korrik 1998. Maloku është vrarë para 26 vjetësh në atentatin e dytë, më 11 janar 1999. Vrasje e pazbuluar edhe sot. E kryer me siguri nga qarqe anti-shqiptare, kundër pavarësisë së Kosovës.

Enver Maloku, që kishte mbaruar studimet për letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ka punuar 11 vjet gazetar i kulturës në Raditotelevizionin e Prishtinës (RTP), prej vitit 1979 deri në korrik të vitit 1990, kur RTP-në e pushtoi Serbia, duke i përjashtuar shqiptarët prej tij.

Enver Maloku ka punuar në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), fillimisht Qendër për Informim e LDK-së, nga viti 1991. Nga viti 1993 ka qenë shef i QIK-ut. Shef i parë i QIK-ut ka qenë Ibrahim Berisha.

Informatori ditor i QIK-ut është botuar në mënyrë interne nga viti 1991. Më vonë ka dalë edhe në versione anglisht (Kosova Daily Report), gjermanisht dhe frengjisht.

Me iniciativën e Enver Malokut, QIK-u e ka nisur botimin e “Infomatorit” (me këtë emër) si gazetë të mbrëmjes më 8 qershor 1998.

Ja çka thoshte Maloku atë ditë në shkrimin e vet me titull “Në fillim të një projekti të ri”:

“Duke ndjerë nevojën e madhe për informacione e lajme dhe me qëllim të informimit më të shpejtë, del në treg “Informatori ditor” i QIK-ut, i cili botohet në mënyrë interne nga viti 1991. Kjo gazetë e re nuk del pse janë krijuar kushtet për gazetë, por sepse ekziston nevoja kaq e madhe për të. Duke dalë në treg në mbrëmje, “Informatori” e shkurton distancën në mes të të ndodhurave dhe lajmit publik për së paku 12 orë, në krahasim me dy gazetat e përditshme shqipe që botohen në Kosovë.” [Dy gazetat e tjera ishin “Bujku”, që dilte me këtë emër mbasi regjimi serb e mbylli “Rilindjen” në korrik të vitit 1990, dhe gazeta “Koha ditore”].

Gazeta e mbrëmjes “Informatori” ka qenë gazeta e parë dhe e vetme e llojit në Kosovë. Besoj edhe në gjithë hapësirën shqiptare.

Shkrimi i Enver Malokut i datës 10 janar 1999, para 26 vjetësh, niste kështu:

“Ashtu siç pritej, por nuk dëshirohej të besohej, forcat serbe, ushtria dhe policia, sulmuan gjatë ditës së sotme fshatrat Gllamnik, Llapashticë, Obrançë, Katunishtë, Peran, Bradash e Dobratin. Nga Prishtina e vise të tjera të Kosovës shkuan nga mëngjesi Luginës së Llapit e fshatrave të tij tanke, autoblinda, kamionë e automjete të tjera ushtarake e policore. Të radhitura rrugës Prishtinë – Podujevë si dhe rrugës Podujevë – Kërpimeh, nga tanket u gjuajtën fshatrat e strukura bri bjeshkëve. Makineria serbe rifilloi një operacion të ri të ekzekutimit, të ndërprerë para Vitit të Ri”.

Kronika e ndodhjeve në Kosovë, kronika e luftës, është aty sot. Informatën njerëzit tanë, por edhe bota, e kishin brenda ditës.

Edhe një citat, tash nga shkrimi emblematik, më saktë profetik, i Enver Malokut “Viti i luftës 1998 dhe viti i lirisë 1999”, botuar te “Informatori” i mbrëmjes;

“Viti 1998 qe vit lufte. Sot, 31 dhjetorin e mjegullt të vitti 1998, në Podujevë u varrosën dy ushtarë të UÇK-së, ndërsa në Prishtinë nuk ka mundur të botohet gazeta “Bujku”. Me një fjalë, çdo shqiptar në Kosovë në çdo moment është sulmuar dhe ka qenë në luftë me pushtuesin serb.”

Në 50 fjalë gjithë ky informacion, pamje, qëndrim, rezistencë. Fuqia dhe mjeshtëria e shkrimit gazetaresk të Enverit, që e pagoi me jetë.

Cili ishte shpërblimi për punën vetëmohuese të gazetarëve të QIK-ut? – ishte pyetja e gazetarit Faton Osmani në një intervistë të asaj kohe, e botuar më vonë te libri i Malokut “Gjuha e stuhisë”, Faik Konica, Prishtinë, 2002, që e kemi përgatitur unë dhe kolegu ynë Safet Zejnullahu. Përgjigjja e Malokut: “Ndoshta ju befasoj me përgjigje. Shpërblimi mund të jetë likuidimi politik, moral dhe fizik. Jemi në luftë dhe secili prej nesh është kandidat për t’u vrarë dhe likuiduar. Në verë të këtij viti, nga një largësi prej dy metrash, dikush ka tentuar të më vrasë te dera e shtëpisë, në bodrum, ku jetoj qe dhjetë vjet me gruan e tre fëmijët.”

Likuidim fizik pësoi miku e kolegu i Enver Malokut, dhe imi në QIK, Xhemajl Mustafa, zëdhënësi i parë i Ibrahim Rugovës, më 23 nëntor 2000. Në hyrje të banesë së vet, në Prishtinë, në Kosovën e lirë. Edhe kjo vrasje e pazbuluar.

Zëdhënësi tjetër i Presidentit Ibrahim Rugova, Atit Themeltar të shtetit të Kosovës, kam qenë unë.

E kujtojmë Enver Malokun sot, dhe jo vetëm sot, për jetën dhe veprën e tij të madhe, si shenjë mirënjohjeje e kulture të këtij vendi, Kosovës së pavarur dhe sovrane, që e gëzojmë sot. Për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova e ka dekoruar Enver Malokun e me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, ndërsa Presidentja Atifete Jahjaga me Urdhërin “Hero i Kosovës”.

Etiketat: Enver MalokuLDKMuhamet Hamiti
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Bajrami: Po shkojmë drejtë zgjedhjeve të reja

Bajrami kritikon qeverinë në detyrë për protestën e bizneseve

8 muaj më parë
LDK nuk ndryshon qëndrim, kundër verifikimit të mandateve të deputetëve që kanë post ekzekutiv

Abdixhiku: LDK-ja s’ka çantë magjike, VV-ja nuk do zgjidhje

8 muaj më parë
Zemaj kritikon mënyrën e kontaktimit individual të deputetëve

‘Dita e Presidentit’, LDK: 24 maji, datë historike

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH