Portali britanik “Express” raportoi se eksperimenti mbi mizat e uthullës (drosophila) tregoi se lëngu i shegës ndihmoi në zgjatjen e jetëgjatësisë së të dyja gjinive të mizave, përkatësisht me 18% për meshkujt dhe 8% për femrat.
Gjithashtu është vërejtur se mizat që ushqeheshin me lëng shege, shfaqnin një performancë fizike shumë më të gjatë.
Studiusit zbuluar se shega përmban një substancë të quajtur urolitinë A, e cila mund të përmirësojë funksionin mitokondrial në qeliza.
Përmirësimi i funksionit mitokondrial ndihmon gjithashtu në parandalimin e miastenisë (dobësimi i muskujve) dhe ngadalësimin e procesit të plakjes.
Ekspertët kanë vërtetuar se konsumi i lëngut të shegës mbron edhe nga disa sëmundje të rrezikshme.
Kjo pije ul ndjeshëm rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Mjekët rekomandojnë pirjen e një gote lëngu shege çdo ditë.
Kjo pije është gjithashtu veçanërisht e dobishme për burrat, pasi zvogëlon ndjeshëm rrezikun e kancerit të prostatës kur konsumohet rregullisht.