Është djegur një veturë me targa të Serbisë në Leposaviq.
Kjo është bërë e ditur sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit.Lajmi në polici është lajmëruar nga një grua kosovare.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Raporti policor:
Leposaviq, 26.09.2023 – 00:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar, se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.


























