Lëvizja Vetëvendosje pret delegacionin boshnjak, zotohen për thellim bashkëpunimi

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pritur në takim përfaqësuesit e subjektit politik nga Bosnje – Hercegovina, Partia për Veprim Demokratik.

Ata u kryesuan nga nënkryetari i këtij subjekti politik dhe anëtari i Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Haris Zahiragić dhe anëtari i kryesisë së SDA-së, Kerim Balić.

“Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe mes Republikave tona, ku u shpreh dëshira për një angazhim të mëtejshëm në përmirësimin dhe përparimin e këtyre marrëdhënieve. Kujtuam gjithashtu veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim, me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes dy popujve tanë, u zotuam të punojmë për përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Delegacioni boshnjak u prit nga Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika