Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një fotografi të rrallë të vitit 1998 të shkrepur nga fotografi Ridvan Slivova, përcjell KosovaPost.
Në fotografi shihet kryeministri i tanishëm, Albin Kurti duke hipur në një veturë ndërsa i qëndron pranë ish i burgosuri politik, Adem Demaçi.
Prapa Kurtit dhe Demaçit shihen disa ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të veshur me uniforma të UÇK-së dhe me armë në duar.
“Përgjithmonë UÇK”, thuhet në mbishkrimin e LVV-së.

























