Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka nisur ditën e sotme duke ngrënë mëngjes me strukturat e partisë në Fushë-Kosovë.
Limaj ka shkruar në Facebook ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen që po i japin kauzës “Me Çlirimtarët”.
Postimi i plotë:
Ditën e sotme e nisa duke takuar dhe ngrënë një mëngjes me strukturat tona në Fushë Kosovë, të cilëve u jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e madhe që po i japin kauzës sonë “Me Çlirimtarët” për zgjedhjet e 14 shkurtit.#MeÇlirimtarët
#VotoNISMA121