Ministri i Mbrojtjes, Armend Mahaj ka njoftuar se ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutuan për bashkëpunimin mes Ministrisë së Mbrojtjes me komunën e Prishtinës, përcjell KosovaPost.
Mehaj shkruan se ky bashkëpunim fillon me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushatrakëve të FSK-së me transportin urban.
Njoftimi i plotë:
Bashkëpunimi ynë me Komunën e Prishtinës filloi me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban.
Sot prita në takim kryetarin e Prishtinës , Përparim Rama me të cilin diskutuam për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.
Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.
Me Kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.