Kandidati për deputet nga Lista për Familjen, Ferid Agani ka thënë se ajo çfarë i bashkon qytetet e Kosovës janë vlerat e familjes dhe përkushtimi për ti ruajtur ato.
Në hapjen e fushatës në qytetin e Gjakovës, Agani ka shpalosur në pika të shkurtra disa nga programet e që në theks të veçantë ka familjen dhe fëmijët, shkruan Arbresh.info.
“Koalicioni ynë për kauzë e ka familjen. Çdo qytet në Kosovë ku po shkojmë i ka veçoritë e veta edhe historike edhe gjeografike. Ajo që i bashkon janë vlerat e familjeve tona dhe jemi të përkushtuar që këto vlera ti ruajmë dhe të mos i nëpërkëmbi. Vlerat shekullore të vazhdojnë të jetojnë në shoqërinë tonë dhe ti shërbejnë shtetit për të ardhmen e tij”, ka thënë Agani.
Ndër të tjera, Agani theksoi se koalicioni Lista për Familje ka paraparë angazhim më të madh në sistemin arsimor.
“Koalicioni e ka dizajnu një program i cili e sheh zhvillimin e Kosovës në prizën e familjes duke filluar nga ajo që e përmban esencën e kombit që janë fëmijët. Në programin e koalicionit kemi zotimin se do të angazhohemi për një sistem arsimor që mbron fëmijët dhe avancon dijen”, tha Agani.
Agani nuk la anash as shëndetësinë për të cilën përmendi ligjet që kanë hyrë në fuqi për mbi 10 vite më parë, por nuk po zbatohen.
“Vëmendje e veçantë i kushtohet sistemit shëndetësor. Siç e dini qysh në vitin 2014 janë emëruar ligje bazike por kjo reformë është ndërprerë e këto lidhe janë në fuqi dhe nuk kanë arrit të fuqizohen. Kjo është një zotim që dallon nga subjektet e tjera. Kemi ndryshime edhe në sektorin e drejtësisë dhe personat me aftësi të e veçanta dhe pensionistët”, tha Agani.
Po ashtu, Agani tha se në planin e koalicionit janë edhe pensionistët, sidomos për gratë ku është planifikuar që të zvogëlohet pragu i moshës.
“Jemi këtu që të kërkojmë mbështetjen e juaj dhe jam i bindur që kjo mbështetje nuk do të mungoj”, tha Agani.