Teksa ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet KF Llapit dhe FC Prishtinës, ndeshje kjo e raundit të 18, në kuadër të SuperLigës, skuadra nga Llapi është duke fituar 2-1, shkruan KosovaPost.
Llapi kaloi në avantazh në minuten e 24, ku shënoi autogol Benet Ismaili, për t’i dhuruar Llapit disa momente gëzimi.
E dy minuta më vonë Llapi e dyfishoi epërsinë duke shënuar me Franciso Rivera në minutën e 26.
Llapjanët shënuan edhe një gol, i cili pasi u rishikua në VAR u shpall i pavlefshëm.
Ndërkaq prishtinasit kanë shënuar gol në minutën e 43, ku golin shënoi Arlind Shabani.