Kryetari në detyrë i OVL-së UÇK-së, Faton Klinaku gjatë një konference për media tha se Gjykata Speciale është treguar jo serioze pasi që nuk ka kthyer pajisjet që i kanë marrë gjatë bastisjes në zyret e tyre gjashtë muaj më parë, shkruan Kosova Post.
Klinaku shtoi se të mërkurën janë njoftuar nga kjo Gjykatë që sot do t’i marrin ato pajisje në EULEX, por që nuk u janë dhënë.
“Nesër bëhen gjashtë muaj ku i kanë arrestuar ku i kanë konfiskuar edhe shtatë pajisje dhe një pajisje që kanë pasur filmime nga kamerat. Neve na kanë thirr nga Haga për të na thënë që do t’i sjellin ato pajisje që i kanë konfiskuara para gjashtë muajve. Neve sipas organizatë shumë herë kemi thënë qe kjo gjykatë është politike dhe me çështjen e sotme ata po e tregojnë që janë jo serioz”, tha Klinaku.