Viti 2021 ka qenë një vit shumë i mbarë për shumë nga futbollistët me prejardhje shqiptare, përcjell KosovaPost.
Nëse duhet të përmendet një emër që ka shkëlqyer më së shumti në vitin që sapo kemi lënë pas, padyshim që është ai i Amir Rrahmanit.
Kapiteni i Kosovës përkundër vështirësive në fillim te Napoli, ka pasur një vit për t’u mbajtur në mend.
Rrahmani ka luajtur në 39 ndeshje për Napolin, duke zënë vend në formacionin bazë dhe duke e rritur edhe vlerën e tij në 22 milionë euro gjatë vitit 2021.
Sot, prishtinasi është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A dhe është në garë për titullin e kampionit me Napolin.
Shpërthim gjatë vitit 2021 ka pasur edhe Armando Broja, pasi fillimisht shkëlqeu në Eredivisie me Vittesen para se të rikthehet te Chelsea duke luajtur edhe në ndeshjet parasezonale.
Chelsea vendosi ta huazoj shqiptarin te Southampton, ku doli lëvizje e qëlluar pasi Broja ka shkëlqyer me fanellën bardhekuqe duke shënuar katër gola në Ligën Premier.
Fantastik gjatë vitit 2021 dhe shpërthimi erdhi edhe për Kastriot Imerin. Mesfushori i talentuar nga Ferizaj shkëlqeu me Servetten në Superligën e Zvicrës, duke shënuar rregullisht gola e duke asistuar. Falë formës shumë të mirë, Imeri ka marrë ftesë dhe ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.
Formë të mirë në Itali ka shfaqur edhe Nedim Bajrami me Empolin. Fillimisht fantazisti shqiptar ndihmoi skuadrën e tij të rikthehet në Serie A, pastaj vazhdoi shkëlqimin edhe në elitën e futbollit italian ku shihet si lojtari kryesor i Empolit.