Luani Cameron dhe tigresha e bardhë Zabu janë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Gjatë asaj kohe Cameron ishte disa dhjetra kg nën peshë, ndërsa Zabu kishte anomali gjenetike prej programit të shumimit. Për fat u shpëtuan nga një organizatë e mbrojtjes së kafshëve.
“Kur Zabu e Cameron u shpëtuan, ne ndërtuam një rrethim të madh natyral për ta, pasi janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Pak më vonë Cameron po bëhej shumë dominues ndaj Zabu, duke u kthyer në një kërcënim për kujdestarët.”
“Prandaj ne kishim vetëm dy zgjedhje; ta ndanim përgjithmonë nga Zabu ose ta kastronin”, thonë autoritetet.
Kujdestarët bënë këtë të dytën, që bëri që luani të humbiste krifën e tij madhështore, por ishte një çmim i vogël për të paguar për dashurinë e tij. Tashmë të dy shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit duke vrapuar së bashku, duke nuhatur e duke bërë pushime të paqta./t.ch