Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka javë që është duke bërë fushatë intensive nëpërmjet rrjeteve sociale, shkruan Kosova Post.
Ai, opinionit publik, ua ka mësuar edhe emrat e anëtarëve të familjes.
Fëmijët e tij, mbajnë emra të rrallë. Arrë, Tigër dhe Bron, quhen fëmijët e tij. Këtë e ka zbuluar në faqen e tij në Facebook, ndërsa fotografitë i ka shoqëruar me një mbishkrim, ku thotë:
“Babë i Arrës, Tigrit e Bronit. Djalë i Prishtinës. Arkitekt dhe urbanist. Kandidat për t’i shërbyer Prishtinës krah LDK-së dhe gjithë qytetarëve.”
Në një tjetër postim, ai shfaq aftësitë e tij prej berberi.
Gara për kryeqytetin pritet të jetë e fortë, ndërsa LDK synon rikthimin e “fronit” të humbur në Prishtinë./KosovaPost/