Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kjo është 67-vjeçarja që vdiq, pasi ra nga Ura e Moglicës

    Kjo është 67-vjeçarja që vdiq, pasi ra nga Ura e Moglicës

    Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit

    Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit

    Numri i të vdekurve në lu*ftë rritet ndjeshëm në Iran — ky është bilanci tronditës i fundit

    Numri i të vdekurve në lu*ftë rritet ndjeshëm në Iran — ky është bilanci tronditës i fundit

    Peci: Mbi 3 mijë fidane këtë pranverë, kërkohet rishikim i legjislacionit për mbeturinat

    Peci: Mbi 3 mijë fidane këtë pranverë, kërkohet rishikim i legjislacionit për mbeturinat

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës

    Mexhiti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut ka orientim evropian

    Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit

    NATO fton Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga hapat që rrisin tensionet

    Ish-shefi i NATO-s: Su*lmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    “I hidhur lajmi”, të vr@rin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

    Personi që u vr*a sot ishte ish-luftëtar i UÇK-së

    Personi që u vr*a sot ishte ish-luftëtar i UÇK-së

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një ‘stuhi’ diplomatike

06 Mars 2025, 8:49
në Botë
Kremlini: Përplasja Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, tregon sfidat në procesin e paqes në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Në gjuhën ukrainase dhe ruse, termi për ‘rollercoaster’ është “kodrat amerikane”. Ky është një përshkrim i përshtatshëm për diplomacinë me ritëm të shpejtë të zhvilluar javën e fundit lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, veçmas kur bëhet fjalë për raportet e trazuara midis Uashingtonit dhe Kievit.

Një takim në Shtëpinë e Bardhë, që kishte për qëllim të prodhonte një marrëveshje për burimet minerale mes SHBA-së dhe Ukrainës që presidenti amerikan, Donald Trump, e kishte cilësuar si hap kyç për përfundimin e luftës, shkoi keq: Nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u largua më herët se ishte planifikuar pas një përplasjeje në Zyrën Ovale. Trump tha se ai “mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.

Kjo ndodhi më 28 shkurt. Tri ditë më vonë, zyrtarë të lartë amerikanë thanë për mediat se Trumpi po pezullonte ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, duke krijuar më shumë pasiguri nëse ajo mund të rezistojë për vitin e katërt ndaj pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Moska dhe duke rritur urgjencën për përpjekjet evropiane për të kontribuar më shumë dhe për të mbushur boshllëkun – jo vetëm për sigurinë e Ukrainës, por edhe për të tyren.

Dhe një ditë pas kësaj, më 4 mars, për të shmangur kritika të reja për Kievin, në fjalimin para Kongresit Trump tha se Zelensky e kishte informuar me anë të një letre se ishte i gatshëm për bisedime me Rusinë për t’i dhënë fund luftës dhe është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale “në çdo kohë”.

Në mes të kësaj stuhie diplomatike, në këtë tekst mund të mësoni se cilat janë gjërat e rëndësishme që duhet t’i ndiqni:

A do të nënshkruhet marrëveshje për minerale?

jo çfarë Trumpi tha në fjalimin e 4 marsit sugjeroi se Kievi dhe Uashingtoni mund të nënshkruajnë shumë shpejt një marrëveshje për zhvillimin e përbashkët të mineraleve të rralla të Ukrainës dhe burimeve të tjera. Një gjë e tillë do të ishte një sinjal i fuqishëm që gjëra janë rikthyer siç ishin më parë, pas katastrofës në Zyrën Ovale.

Por, ajo çfarë Trumpi nuk tha po ashtu tregon shumë: Ai nuk e intensifikoi kritikën ndaj Zelenskyt duke thënë se presidenti ukrainas nuk dëshiron paqe apo duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij e duke kërkuar që Ukraina të mbajë zgjedhje shumë shpejt. Tash për tash, kjo tregon se SHBA-ja do ta trajtojë Zelenskyn si një figurë të rëndësishme në ndonjë marrëveshje eventuale armëpushimi apo paqeje me Rusinë.

A do të zgjasë shumë pezullimi për ndihmën ushtarake?

Megjithatë, një gjë tjetër që Trumpi nuk e tha ishte se ai do t’i jepte fund pezullimit të dërgesave të armëve dhe ndihmës tjetër ushtarake për Ukrainën. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se pezullimi do të marrë fund kur Kievi të tregojë angazhim të sinqertë për paqe dhe këshilltari i Trumpit për siguri kombëtare, Mike Waltz, e bëri të qartë më 5 mars se ky kusht ende mbetet në fuqi. Trump “do të shqyrtojë seriozisht mundësinë e heqjes së këtij pezullimi” kur të aranzhohen bisedimet e paqes dhe kur në tavolinë të jenë masat për ndërtimin e besimit”, tha ai.

Kjo bën që presioni të bjerë mbi Ukrainën për të bërë hapa drejt negociatave për përfundimin e luftës, pavarësisht mungesës së garancive të sigurisë nga SHBA-ja përtej marrëveshjes për minerale, e cila, sipas zyrtarëve amerikanë, do të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës duke i dhënë SHBA-së një interes të fortë në stabilitetin e vendit.

Sa thellë mund të shkojë përmirësimi i raporteve SHBA-Rusi?

Trump bëri bujë të madhe kur ndryshoi politikën e SHBA-së duke e telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin, më 12 shkurt, dhe duke dërguar zyrtarë të lartë në Arabinë Saudite për të biseduar me homologët e tyre rusë për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke ringjallur raportet që ishin përshkruar me përpjekje të gjata të Uashingtonit për të izoluar Kremlinin dhe për ta ndëshkuar për luftën e paprovokuar në Ukrainë.

Kjo shkaktoi shqetësime se Kievi dhe Evropa mund të liheshin anash dhe t’iu prezantohej një marrëveshje e paqes që do ta linte të cenueshme Ukrainën ndaj agresionit të mëtejmë rus dhe do të minonte sigurinë në mbarë kontinentin. Se si do të zhvillohen ndërveprimet SHBA-Rusi në javët në vijim mund të jenë thelbësore për të ardhmen e Ukrainës, Evropës dhe Perëndimit.

A do të bëjë Evropa më shumë?

Qasja e Trumpit ndaj Rusisë, marrëdhëniet e lëkundura SHBA-Ukrainë, pasiguria mbi ndihmën amerikane për Kievin dhe një ftohje e re në raportet transatlantike kanë nxitur thirrjet që Evropa të bëjë më shumë kur bëhet fjalë për sigurinë e Ukrainës dhe sigurinë e saj, përfshirë diskutimin për të rritur furnizimet me armë për Kievin dhe për një forcë të armatosur që mund të dislokohej në Ukrainë në rast të një armëpushimi apo të një marrëveshjeje të paqes.

Nëse këto diskutime mund të përkthehen në veprime dhe sa shpejt mund të ndodhë diçka e tillë mund të ketë një ndikim të fuqishëm në fatin e Ukrainës dhe të ardhmen e Evropës.

Po Rusia?

Në javët e fundit, intensifikimi i diplomacisë sa i përket luftës në Ukrainë është përqendruar në SHBA, Ukrainë dhe Evropë. Por, përderisa qëllimi i përgjithshëm është përfundimi i luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945, shteti që është përgjegjës për luftën dhe mund ta përfundojë atë menjëherë nëse dëshiron – Rusia – duket se është lënë anash në disa raste.

Për shembull, bisedimet që një forcë e armatosur mund të dislokohet pas një armëpushimi kanë vazhduar pavarësisht kundërshtimit të qartë të Moskës, të paktën, ndaj një force të NATO-s, dhe pavarësisht pretendimit të Kremlinit se dëshiron një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes – një marrëveshje që mund t’i japë Rusisë ndikim mbi Ukrainën dhe një rol më të fuqishëm në sigurinë evropiane – dhe se nuk ka interes për një armëpushim të kufizuar. Rusia po ashtu ka thënë se çdo marrëveshje paqeje duhet të njohë pretendimin e saj ndaj katër rajoneve të Ukrainës, përfshirë pjesë që Ukraina ende ka nën kontroll – një qëndrim që është i papranueshëm për Kievin.

Disa analistë thonë se Rusia ka një histori të përdorimit si taktikë negociuese të parashtrimit të kërkesave maksimaliste, në mënyrë që më pas të mund të tërhiqet në pozita që ende i shërbejnë qëllimeve të saj. Të tjerët thonë se, të paktën tash për tash, Putini beson se mund të arrijë qëllime të mëdha, sikurse nënshtrimi i Ukrainës dhe do të përdorë çdo armëpushim për të ndërtuar forcat e tij për një sulm të ri të mundshëm, shkruan Radio Evropa e Lirë.Administrata amerikane ka thënë se Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë koncesione për hir të paqes, por ka thënë pak rreth asaj se çfarë mund të jenë këto koncesione në rastin e Rusisë. Ndërsa përpjekjet e Trumpit për paqe po vazhdojnë, gjithashtu diçka që ja vlen të ndiqet është se çfarë thonë zyrtarët amerikanë dhe rusë rreth formës së një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimeve./ REL

Etiketat: shbastuhi diplomatikeUkraina
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

10 muaj më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

10 muaj më parë
Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

10 muaj më parë
Ukraina lëshon rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës

Ukraina lëshon rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH