Presidenti francez Emanuel Macron konfirmoi sot ndihmën shtesë prej 100 milionë eurosh ndihmë urgjente për Libanin dhe 500,000 doza vaksinash kundër Covid-19 për atë vend, transmeton Kosova Post.
Presidenti francez, gjithashtu planifikon gjithashtu të mbledhë më shumë se 350 milion dollarë për të ndihmuar Libanin në konferencën e donatorëve sot, kur Libani shënon përvjetorin e shpërthimit katastrofik në portin e Bejrutit, në të cilin më shumë se 200 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën.
Një vit pas shpërthimit, i shkaktuar nga një sasi e madhe e nitratit të amonit që është ruajtur në mënyrë të pasigurt në port prej vitesh, askush nuk është përgjigjur, gjë që ka lënë shumë libanezë të revoltuar dhe vendi nuk ka formuar ende një qeveri për të rindërtuar vendin, pavarësisht presionit francez dhe ndërkombëtar./Kosova Post/