Midis politikave të ashpra të Macron ndaj Islamit dhe një të djathtës ekstreme në rritje, komuniteti mysliman i Francës po lufton për mbijetesë, përcjell Kosova Post.
Presidenti francez Emmanuel Macron është një njeri me një mision që kërkon të riformësojë Islamin. Dhe për një vend që dikur supozohej se mbante mantelin e civilizimit të botës, ai tani është zhvendosur në qëllimin për të hequr qafe komunitetin e tij musliman.
Edhe pse Franca vazhdon të ndeshet me pandeminë e virusit koronavirus, ka pasur gjithashtu ndikimin e padëshiruar të amplifikimit të pasigurive franceze për vendin e saj në botë dhe sensin e identitetit.
Franca me një pakicën myslimane të vendit prej 5.4 milion, një verën e kaluar u ndesh mes protestave anti-racizëm, ku Macron theksoi paaftësinë e vazhdueshme të vendit për të trajtuar çështjet sociale dhe trashëgiminë e tij koloniale.
Protestat kundër dhunës së policisë, dhe pasojat e Protestave të Jelekëve të Verdhë kundër pabarazisë ekonomike kanë krijuar përshtypjen e një vendi ‘pa timon’.
Lideri i ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen është përpara në sondazhet për zgjedhjet presidenciale 2022 dhe pothuajse 60 përqind e francezëve nuk e pranojnë punën që po bën Macron.
Përkundër këtij sfondi të zymtë politik, Macron mundohet të gjen shpëtim politik përmes qasjes ‘koloniale’ ndaj Islamit, që akademiku Abdellali Hajjat e quajti “racizëm konsensual i ndarë nga politika franceze”. Kjo qasje i ofron Macronit një litar shpëtimi politik që bën jehonë të madhe në shoqërinë franceze: ‘fantazma e Islamit’.
Dr Farid Hafez, një shkencëtar politik austriak në Departamentin e Shkencave Politike dhe Sociologjisë në Universitetin e Salzburgut, përshkruan politikat e Macron ndaj myslimanëve përpjekje për një ‘shpëtim politik’.
Sidoqoftë, duke u përqëndruar te myslimanët dhe Islami, Macron gjithashtu synon të arrijë disa qëllime politike.
Së pari, është një mënyrë për të shkëputur votuesit nga politika e brendshme jopopullore. Së dyti, Macron po përpiqet të dalë përpara së djathtës ekstreme në luftërat kulturore që përfshijnë vendin dhe Islami është bërë mjeti kryesor për ta bërë këtë./trtworld