Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga bisedat që ka pasë me liderë europianë në kuadër të samitit Komunitetit Politik Europian në Pragë, përcjell KosovaPost.
“Krahas liderëve nga mbarë Evropa në samitin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian për të shprehur përkushtimin tonë për paqe të qëndrueshme dhe të ardhmen tonë euroatlantike!”, ka shkruar Osmani krahas fotografive.
Në fotografi ajo shihet me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeminsitren britanike Liz Truss, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministrin holandez Mark Rutte dhe liderë të tjerë.