Majlinda Kelmendi ‘përul’ flamurin e Serbisë në Uzbekistan

Majlinda Kelmendi ‘përul’ flamurin e Serbisë në Uzbekistan

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi i solli Kosovës medaljen e artë nga Uzbekistani, e veçanta e kësaj medalje është se me fitoren e Kelmendit flamuri i Kosovës e lë nën hije flamurin e Serbisë, shkruan Kosova Post.

Pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në ‘Tashkent 2018’, që po zhvillohet në Uzbekistan.

Kampionia Olimpike ka fituar medaljen e parë të artë që nga rikthimi nga lëndimi, duke e mundur në finale xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kjo është medalja e parë e artë për Majlindën që nga rikthimi nga lëndimi që e mbajti jashtë garave për disa muaj.