Paolo Maldini duket se i ka hutuar pronarët e AC Milan me kërkesat e tij, e që dikush në Itali po i quan si “hipërkërkesa”, transmeton KosovaPost.
Skuadra e “kuqezinjëve” po përballet me probleme mjaft të mëdha në repartin ofanziv, në krahun e sulmit të djathtë, kjo si rezultat i një performance të dobët të sulmuesit anësor, Alexis Saelemaekers, i cili ka shënuar vetëm një gol që nga hapja e këtij edicioni 2021-2022.
Drejtori teknik skuadrës nga Milano, Paolo Maldini njëherë ka thënë se nuk do të investojnë fare në merkaton e janarit, por eleminimi nga Champions League, pastaj lëndimet e rradhës, me të cilat përballet shumë skuadra nga Italia, e kanë detyruar Maldinin që të iu bëj kërkesë pronarëve të klubit që ta hapin arkën për janar.
Interesimet e Milanit për janar pritet të jenë për Berndando Silva, Julian Alvarez, Andrea Belotti(tifoz që nga mosha e re i Milan), Jovic dhe Sarri. Këtë e ka theksuar shumë herë edhe gazetari italian, Fabrizio Romano.