Rasti është cilësuar si “dhunë në familje”, ndërsa ka ndodhur në Malishevë para dy ditësh, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, “ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pas një debati me të dyshuarin mashkull kosovar -vëllain e tij, i njëjti e ka goditur në fytyrë. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Malishevë”.
Pas marrjes së tretmanit mjekësor, viktima “ka refuzuar të kthehet në shtëpi, pasi që ndihet i rrezikuar nga i dyshuari.”
Është bërë e ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit. Rasti është nën hetime./KosovaPost/