Të hënën në Malishevë një grua ka raportuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person i cili i kishte premtuar se do të martohet me të.
Ai po ashtu dyshtohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës.
“Më 05.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se gjatë kësaj periudhe në intervale të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte premtuar se do ta marrë për bashkëshorte, por i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.