Mandarinat, kundër anemisë dhe mykut të zorrëve

Mandarinat, kundër anemisë dhe mykut të zorrëve

Mandarinat janë ndër agrumet më të shijshme, falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit që kanë, si në brendësi të frutit, ashtu edhe në lëkurë, shkruan Kosova Post.

Fruti i mandarinës përmban vitaminat A, B, C, sasi të konsiderueshme hekuri dhe sheqerna. Ai është tretës, freskues dhe me lëngun e tij prodhohet një limonatë shumë e mirë, që është e pranueshme edhe nga stomaku i fëmijëve. Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat, lulet, të cilat kanë po atë përdorim si tek portokalli dhe ndihmojnë sidomos në luftimin e infeksioneve.

Kurimi i anemisë

Në sajë të përmbajtjes së vitaminave dhe një sasie të konsiderueshme hekuri, kura me mandarina është shumë efektive në pastrimin e gjakut dhe kurimin e anemisë. Ajo vazhdon për rreth një muaj, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra mandarina ose edhe më shumë.

Pastrimi i mykut të zorrëve

Rekomandohet konsumimi në ditë gjatë 50 ditëve i:

5 kokrra esëll

4-5 kokrra në drekë

3 kokrra në zemër

2 kokrra para gjumit.

You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili