Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 172, transmeton Kosova Post.
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 13 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe asnjë viktimë, shkruan AA.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 155.783, ndërsa numri i vdekjeve qëndron në 5.487.
Gjatë ditës së fundit një pacient e ka fituar betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 150.124 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 906.529 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.404 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 172.