Marcelo do të largohet nga Madridi verën e ardhshme, pas 16 vitesh në klubin e bardhë. Mbrojtësi i krahut ka pasur disa oferta për të vazhduar të luaj në Evropë, por gazeta ‘Ole’ zbulon se e ardhmja e mbrojtësit brazilian është rikthimi te Fluminense, klub nga i cili mbërriti në Madrid në vitin 2006 kur ishte 18 vjeç, shkruan KosovaPost.
Marcelo ka vendosur të kthehet në Brazil me idenë që të ndihet sërish i rëndësishëm dhe të fitoj rëndësinë që i mundëson të luaj Kupën e Botës 2022. Mbrojtësi e di se nëse kalon disa muaj të mirë te Fluminense, ai ka mundësi për të qenë ngjarjen e Katarit.
Rëndësia e Marcelos në Madrid ka rënë në mënyrë eksponenciale sezonet e fundit. Mbrojtësi i krahut është kthyer nga një nga pjesët kryesore të skuadrës në një futbollist të mbetur. Sezonin e kaluar ai luajti vetëm 19 ndeshje dhe gjithsej 1339 minuta, ndërsa në sezonin aktual ka marrë pjesë vetëm në pesë ndeshje dhe 140 minuta. Në përllogaritjen e përgjithshme të 15 sezoneve të tij në Madrid, ai ka luajtur 533 ndeshje, ka shënuar 38 gola dhe ka dhënë 101 asistime.