Kosova sot do të formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Këtë e ka bërë të ditur ditë më parë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook.
Hoti shkruan edhe se njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020-të në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa shton se ky është një sukses i qeverisë në krye të secilës ishte vet Hoti.
“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve. Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit. Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti ditë më parë në Facebook.