“Marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Katarin janë shumë të mira”, tha kryediplomati saudit, duke shtuar se ‘Samiti Al-Ula’ kontribuoi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,transmeton Kosova Post.
Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, tha se marrëdhëniet me Katarin janë “shumë të mira”, shkuraan AA.
Sipas lajmeve të kanalit televiziv Al-Sharq të Arabisë Saudite, bin Farhan mori pjesë përmes video-konferencës në ‘Forumin e Sigurisë Aspen’ të mbajtur në Aspen, në Kolorado të SHBA-së.
“Marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Katarin janë shumë të mira”, tha bin Farhan, duke shtuar se ‘Samiti Al-Ula’ kontribuoi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Në Samitin e 41-të të GCC-së të mbajtur më 5 janar në Al-Ula të Arabisë Saudite u njoftua se vendet që vendosën embargo ndaj Katarit kishin rivendosur marrëdhëniet e tyre diplomatike me Doha-n dhe se është hequr embargoja.
Marrëveshjet Abrahamike
Duke iu referuar marrëveshjeve Abrahamike të nënshkruara nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Sudani dhe Maroku në vitin 2020 për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin, bin Farhan theksoi se besojnë se këto marrëveshje janë pozitive për të rritur pjesëmarrjen në rajon, por se duhet të forcohen.
Ministri saudit theksoi se stabiliteti afatgjatë në rajon nuk mund të arrihet pa zgjidhur konfliktin palestinezo-izraelit.
Ekzistenca e Iranit në rajon
Duke folur për Iranin, bin Farhan citoi vlerësimin e disa vëzhguesve se Teherani po lufton me Riadin për të fituar ndikim në shumë vende arabe.
Bin Farhan argumentoi se Irani po kërcënon aktivitetet detare në Gjirin Arab dhe se përfaqëson një pjesë të krizës në Liban.
Ai shtoi se në mënyrë që Irani të pranohet si një anëtar aktiv në rajon, “duhet të ndalojë nxitjen e paqëndrueshmërisë në rajon” dhe se ata me SHBA-në diskutuan çështjet që shqetësojnë të dyja palët, të tilla si aktivitetet e Iranit dhe parandalimin e lundrimit detar.