Para pak ditësh, aktorja e njohur turke, Ebru Sahin ka kurorëzuar dashurinë me basketbollistin maqedonas, Cedi Osman, transmeton Kosova Post.
Kjo ceremoni u mbajt në liqenin e Ohrit.Kjo ishte vetëm ceremonia e parë e çiftit, që u mbajt pikërisht në këtë qytet pasi basketbollisti ka lindur aty.
Në dasmë, morën pjesë familjarët dhe miq të ngushtë të çiftit dhe sipas pamjeve që kanë publikuar, ata shihen teksa kërcejnë dhe këngë tradicionale shqiptare.
Nën tingujt e këngës “Sa bukur ka dal nusja”, Ebru këndon dhe defrehet.
Aktorja kishte zgjedhur një fustan të bardhë të thjeshtë por shumë tërheqës.
Ndryshe, ceremonia e dytë do të mbahet në Çeshme të Turqisë, me 7 korrik, ku edhe janë njohur çifti.