Sot është përvjetori 25-të, nga njoftimi për varrimin e 13 viktimave nga 24, sa diheshin që ishin masakruar në fshatin Llashticë në Komunë të Gjilanit!
Këto njoftime ishin të rënda e ishin të dhimbshme për t’u shkruar!
Gjithashtu ishin të rënda edhe për t’u lexuar nga unë në Radio Televizionin Shqiptar e në Radio “Kosova e Lirë”, por detyra që kisha dhe funksioni që ushtroja, sikur ishte ai i Shefit për Informim dhe Zëdhënës i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, që në atë periudhë ishte i vetmi pushtet shqiptar i dalur nga lufta, bashkë me forcat e NATO-s, prandaj edhe duhej të njoftohej populli në Kosovë, gjithashtu duhej të njoftohej edhe opinioni botëror, për varrimin e pjestarëve të popullit shqiptar, që ishin të masakruar nga kriminelët dhe gjakpirësit e Serbisë pushtuese!
Informatat e Shërbimit për Informim të ZOK të UÇK-së, të lexuara në Radio Televizionin Shqiptar -TVSH, janë dokumente dhe fakte historike, të cilat përbëjnë dëshmi të së kaluarës tonë të dhimbshme, por të lavdishme dhe krenare të luftës dhe qëndresës heroike të popullit tonë!