Mbappe: Të jesh bamirës dhe modest në këtë çmenduri moderne

Mbappe: Të jesh bamirës dhe modest në këtë çmenduri moderne

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është vetëm 19 vjeç, por ka pas dy pjesëmarrje në Champions League, si dhe një medalje të artë në Botërorin e Rusisë, ku u shpall si një nga tre lojtarët më të mirë të këtij kompeticioni.

Për këtë arsye, si dhe të tjera që lidhen me profilin e tij jashtë fushe, prestigjozja amerikane TIME zgjodhi ta ketë në kopertinë, e më pas në brendësi një profil të tij, ndërtuar me prononcime nga vetë Mbappe.

Në rubrikën “Udhëheqësit e brezit të ri”, Mbappe foli për të veçantat e jetës së tij duke zbuluar shumë detaje.

“Unë jam i lumtur, sepse jetoj dhe punoj atë që unë e kam ëndërruar gjithmonë”, tha Mbappe.

Pjesa më interesante ishte shpjegimi i faktit se shumë nga të ardhurat prej milionash, ai i dhuron për fëmijë të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara.

“Në këtë çmenduri moderne ju duhet të mbani një grimë e kthjelltësi. Ju duhet të respektoni të tjerët dhe të jeni modest”,tha Mbappe. /tesheshi/

Related Posts

You may also like

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot