Ndihma e Mbretërisë së Bashkuar për njerëzit në Gaza ka mbërritur në Egjipt.
Këtë e bëri të ditur Sekretari i jashtëm britanik, James Cleverly, përmes një postimi në X (ish-Twitter).
Krahas një fotografie të aeroplanit me ndihma, ai tha se ndihma humanitare duhet të vazhdojë të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë për të.
Kryeministri britanik Rishi Sunak, kishte njoftuar më herët se një aeroplan britanik po fluturonte për në Egjipt me 21 ton furnizime humanitare.
Kjo ishte në kuadër të një pakete ndihme prej 30 milionë funte (mbi 34 milionë euro) që Mbretëria e Bashkuar ka ndarë për Gazën.
Ndërsa edhe shumë vende tjera kanë dërguar ndihma në Gaza, e cila vazhdon të jetë cak i sulmeve ajrore izraelite, raporton BBC, transmeton kk.