Javët e fundit është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 1563 qytetarë, ndërsa raportohet që një qytetar ka humbur jetën.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3353 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1563 qytetarë, në këto bashki:
739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnjë, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.
Janë 7,063 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tropoja 87 vjeç.
Janë shëruar 725 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë./A2