Spitali i Pejës ka paraqitur statistika për punën që është bërë brenda 24 orëve të fundit, shkruan Kosova Post.
Nga ky spital kanë thënë se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 535 vizita specialistike dhe 33 pranime.
Sipas këtij spitali, 173 pacientë janë të hospitalizuar.
Ndërsa, 3 pacientë të shtrirë në Spitalin e Pejës janë me COVID-19.
Shkrimi i plotë:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 535 Vizita Specialistike;
– 33 Pranime;
– 173 Pacientë të Hospitalizuar;
– 4 Lindje, 2 djem dhe 2 vajza;
– 11 Operacione;
– 45 Hemodijaliza;
– Analiza kanë kryer 276 pacientë, që kanë bërë 3,180 analiza;
– Shërbime Radiologjike: 91 Rëntgena, 36 Ultrazëra, 10 CT-ja, 5 Mamograf.
– Procedura fiziatrike: 49
– 3 pacientë të shtrirë me Covid 19;
– 2 pacientë në Oksigjenoterapi.