Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se janë duke u trajtuar 94 pacientë me COVID-19.
70 prej tyre janë me oksigjenoterapi, kurse katër janë duke u trajtuar me CPAP, thuhet në njoftimin e spitalit.
Spitali ka njoftuar se 13 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Pejës:
Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:
– 421 Vizita Specialistike;
– 33 Pranime;
– 44 Lëshime;
– 256 Pacientë të Hospitalizuar;
– 5 Lindje, 4 vajza dhe 1 djalë;
– 6 Operacione;
– 41 Hemodijaliza;
– Analiza: 280 pacientë që kanë bërë 3,863 analiza;
Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:
– 94 pacientë me Covid 19 të shtrirë;
– 70 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;
– 4 pacientë me Covid 19në CPAP;
– 13 Pacientë me Covid 19në gjendje më të rëndë;
– 7 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.