Disa nga ato njësi do të transferohen në Ukrainën lindore për të luftuar në Donbas, por shumë prej forcave do të kenë nevojë për “rimbushje të konsiderueshme” përpara se të dislokohen, raporton BBC.
“Çdo rishpërndarje masive nga veriu ka të ngjarë të marrë kohë minimalisht një javë,” tha ministria në konferencën e mëngjesit.
Aty gjithashtu u tha se granatimet ruse të qyteteve në lindje dhe jug të Ukrainës vazhduan dhe trupat ruse kishin avancuar në jug nga qyteti i rëndësishëm strategjik i Izyumit.