Një epokë e re ka hyrë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, transmeton KosovaPost.
Marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat ranë në pole të ndryshme me provokimet e Izraelit, u tensionuan më shumë me vrasjen e Khashoggit, e cila ishte një manipulim i izraelit.
Megjithatë, duke parë dështimin e Izraelit kundër Turqisë, vendet e Gjirit filluan të afrohen një nga një me Turqinë.
Për këtë arsye, mes liderëve të dy vendeve filluan të fryjnë prej kohësh erëra mesatare.
Sidomos në bisedën e fundit telefonike mes Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Mbretit Salman të Arabisë Saudite, u ra dakord që të “mbahen të hapura kanalet e dialogut” për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të zgjidhur problemet .
Ftesë për në Mekë
Së fundi, nga mediat libaneze është bërë e ditur një lajm për marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat kanë hyrë në procesin e normalizimit.
Mediat arabe kanë cituar zyrtarë sauditë, se Presidenti Erdogan ishte i ftuar në Mekë.
Gjatë vizitës që do të bëhet u shkrua se Erdogan do të falë namazin e Bajramit në Mekë së bashku me mbretin saudit Salman dhe princin e kurorës saudit Mohammed Bin Salman./KosovaPost/.