Mbrojtësi turk përballet me dy vjet burgim (Foto)

Mbrojtësi turk përballet me dy vjet burgim (Foto)

Ish-mbrojtësi i Inter, Caner Erkin, do të përballet me dy vjet burgim, për shkak të një incidenti ku kishte qenë i përfshirë ai tetorin e kaluar.

Erkin, ishte transferuar në vitin 2016 si lojtarë i lirë, nga Fenerbahce tek Inter, por u huazua menjëherë tek Besiktas dhe më pas edhe u ble nga skuadra turke, kështu që aventura e tij në Itali ishte shumë e shkurtër.

Pikërisht mbrojtësi anësor, sipas raportimit të shtypit turk, akuzohet nga prokurorët në Stamboll, se në përballjen Besiktas – Istanbul Basaksehir, që u zhvillua në tetor të vitit të kaluar, kishte fyer rëndë gjyqtarin e ndeshjes Mete Kalkavan.

Prokurorët e kanë akuzuar Erkin për “fyerje me gjeste e fjalë vulgare, të një zyrtari i cili është përgjegjës për rendin publik” dhe janë duke kërkuar një dënim në mes një dhe dy viteve burg për mbrojtësin e Besiktas.

Caner Erkin, i ka mohuar akuzat, mirëpo kjo shënon edhe një moment tjetër të vështirë në sezonin aktual të Beskitas, të cilët veçse janë thuajse të eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe po mundohen të mbajnë hapin në luftë për titull në Super Ligën e Turqisë.

Përndryshe, “Shqiponjat e Zeza” të Besiktas, sot me fillim në ora 18:00, në stadiumin “Vodafone” në Stamboll, takohen me gjermanët e Bayern Munchen, të cilët në ndeshjen e parë, e mposhtën ekipin turk me rezultat 5-0. /Insporti.com