Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, priti homologun e tij nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Genc Metaj, në një takim të fokusuar tek forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe koordinimin në menaxhimin e emergjencave, me synimin për të përmirësuar reagimin ndaj fatkeqësive dhe ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale.
Të dy drejtuesit theksuan vullnetin për të zhvilluar më tej partneritetin ndërmjet agjencive, duke forcuar mekanizmat rajonalë të mbrojtjes civile dhe sigurinë e qytetarëve.atsh.