Me dukje atraktive, Rita Ora fotografohet në periferi të Sydneyt ndërsa shijon motin e ngrohtë në kontinentin australian

Ajo ka shijuar një verë të Hemisferës Jugore në Australi pasi udhëtoi për në Sydney në fillim të këtij muaji me të dashurin e saj, Taika Waititi.

Dhe Rita Ora vizitoi të mërkurën një sallon thonjsh për një pedikyr në periferi pranë portit Double Bay.

Ylli 31-vjeçar i muzikë pop, e cila ndodhet në kontinentin e largët për xhirimet e “The Voice Australia”, dukej në top formë me një set veshjesh të bardha aktive për takimin e saj të radhës.

Ajo u përpoq të mbante një profil të ulët teksa kishte vënë një palë syze dielli, por gjithsesi veshja e saj sportive mori më shumë vëmemendje.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” shfaqi trupin e saj të hollë e veshur me një bluzë të shkurtër dhe geta të larta deri në bel.

Ajo kombinoi veshjen e saj me një kapele bejsbolli të skuadrës ‘New York Yankees’, sandale, një çantë dore ngjyrë të hirtë dhe syze dielli të markës “Prada”.

Pasi hyri në sallon, Rita vendosi një maskë për fytyrën dhe u ul në sallonin e pedikyrëve.

 

Pas pedikyrit, ajo u ndal në kafene për të marrë një ‘smoothie’ të gjelbër përpara se të nisej për në shtëpi.

Rita dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, 46 vjeç, mbërritën në Sydney në fillim të këtij muaji.

Pas një romance të stuhishme, burimet e brendshme thonë se ajo tani shpreson të marrë një unazë fejese për Krishtlindje.

“Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për tabloidin britanik The Sun të hënën.

“Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga miqtë e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen e famshme të propozimit së shpejti,” shtoi burimi i brendshëm.

Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin e tyre për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.

“Disa njerëz mund ta shohin këtë si një veprim shumë të shpejtë, por ata mezi kanë kaluar një ditë të ndarë që kur janë bashkuar”, tha burimi, duke e quajtur Taikën një prani “tokësore po aq sa argëtuese” në jetën e Ritës.

Që kur arritën në qytetin australian, ata janë parë duke bërë blerje dhe duke vizituar plazhin.

Ata gjithashtu morën pjesë në premierën e filmi “Being the Ricardos” javën e kaluar.

Rita ndodhet në Australi për spektaklin “the Voice Australia”, ku është përzgjedhur si anëtare e jurisë në vitin 2022.

Rita u takua me regjisorin fitues të çmimit “Oscar” në Australi në muajin shkurt.

Një burim i tha The Sun se dyshja filluan lidhjen ‘fshehurazi’ në fillim të marsit, tre muaj para se ajo të largohej nga Australia për në Los Angeles në fillim të qershorit.

“Të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien – ata janë vërtet të dashuruar me njëri-tjetrin”, tha burimi i brendshëm në atë kohë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika