Pandemia e koronavirusit në SHBA arriti një tjetër shenjë të keqe të premten – numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 kaloi 900,000, sipas të dhënave të mbledhura nga agjencia e lajmeve Reuters, përcjell KosovaPost.
Sipas të dhënave të Reuters të mbledhura çdo ditë nga raportet federale, numri i përgjithshëm i amerikanëve që humbën jetën për shkak të Covid-19 nga rasti i parë i infeksionit në fillim të vitit 2020 deri në këtë të premte arriti të paktën 904,067, që është më shumë se banorët e shtetit federal Dakota e Veriut.
Kështu, Shtetet e Bashkuara shënojnë numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në botë, të ndjekura nga Rusia, Brazili dhe India, të cilat së bashku regjistrojnë më shumë se 1.8 milionë vdekje.
Megjithatë, kur shikohet numri i vdekjeve nga koronavirusi për frymë, Shtetet e Bashkuara janë në vendin e 20-të, shumë poshtë Perusë dhe Rusisë, të cilat kanë numrin më të madh të vdekjeve sipas këtij kriteri.
Por numri i vdekjeve nga Covid në Shtetet e Bashkuara duket të jetë në rënie, pasi numri i infeksioneve me omicron është në rënie, tregojnë të dhënat e Reuters.