Dëbimi i dy zyrtarëve rus nga Kosova, ka bërë jehonë edhe në Rusi, transmeton Kosova Post.
Media ruse Kommersant, ka shkruar se me këtë akt, Kosova i ka shpallur luftë ndikimit rus në Ballkan.
Të premten që iku, zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një komunikate bëri te ditur se:
“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.”
Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, për rrjedhojë, u shpallën persona non-grata, duke u përjashtuar nga vendi.
Duke iu referuar rastit, artikulli i Kommersant thekson se në rrethana si këto, Rusia iu përgjigjet me të njëjtën monedhë vendeve të cilat kryejnë veprime të ngjashme, mirëpo në rastin konkret, kjo është e pamundur, duke qenë se nuk ka zyrtarë të Kosovës që veprojnë në Rusi./KosovaPost/